Kufomat e vjetra po nxirren nga varret për të liruar vend për të vdekurit nga koronavirusi në Brazil

Amerika

Kufomat e vjetra po nxirren nga varret për të liruar vend për të vdekurit nga koronavirusi në Brazil

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:56
Brazil

Mbetjet e personave të cilët kanë vdekur para një kohe në Brazil, po nxirren nga varret në Brazil për të krijuar hapsirë për varrosjen e personave që po vdesin nga koronavirusi.

Ndryshe, në Brazil kanë vdekur 41 mijë e 828 persona, duke zënë vendin e dytë pas Britanisë së Madhe për numrin e madh të viktimave.

Shërbimi lokal për funerale ka njoftuar se mbetjet e personave që kanë vdekur para tre vjetësh do të largohen nga varrezat dhe do të vendosen në qese me numra dhe më pas do të vendosen përkohësisht në 12 kontejnerë.

Sao Paulo është një prej pikave më të nxehta të përhapjes së koronavirusit me 5 mijë e 480 të vdekur deri të enjten në qytetin me 12 milionë banorë.

Ekspertët shëndetësorë janë të shqetësuar për një valë të re të përhapjes dhe pritet që kulmi i pandemisë në Brazil të mos arrijë para muajit gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat