Sulm në Bronx të Nju Jorkut, vritet një vajzë 19-vjeçare

Amerika

Sulm në Bronx të Nju Jorkut, vritet një vajzë 19-vjeçare

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 09:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur pasi dy të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi të adoleshentëve që po e festonin përfundimin e vitit shkollor.

Viktima është identifikuar si Tayna Johnson, 19-vjeçare. Ajo kishte qenë me disa adoleshentë, kur dy persona dolën nga një veturë dhe filluan të qëllonin me armë, shkruan “Daily Mail”.

Pavarësisht se u dërgua në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin vajzën. Ajo u qëllua disa herë me armë.

Në mesin e personave të plagosur janë një djalë 15-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një tjetër 24-vjeçar. Raportohet se tre personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia beson se cak i sulmuesve ishte njëri nga djemtë, por vajza e vrarë e pësoi aksidentalisht nga të shtënat.

Dy sulmuesit ikën nga vendi i ngjarjes me një vetutë të tipit BMW ngjyrë hiri. Policia thotë se motivi i sulmit është i panjohur, por mund të jetë i lidhur me bandat. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat