Oficerja amerikane përlotet kur i afrohet vajzës me ngjyrë

Amerika

Oficerja amerikane përlotet kur i afrohet vajzës me ngjyrë

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 21:13
Foto

Videoja, e cila po qarkullon në rrjete sociale, tregon një oficere që shpërtheu në lot kur e kuptoi se një vajzë e vogël afro-amerikane u frikësua kur e pa atë.

Sipas mediave të huaja, pamjet u xhiruan nga nëna e vogëlushes në qytetin e Norfolk të Virxhinias në SHBA.

Siç shihet në videon e mëposhtme, oficerja me sy të përlotur i shpjegon vajzës që edhe ajo ka një djalë në moshë të saj dhe nuk dëshironte që vogëlushja të ndjehej e kërcënuar nga policia.

Nëna e saj tregon se po shëtisnin me të bijën gjatë parkut, kur kjo e fundit pa patrullën e policisë disa metra larg dhe filloi të qante, duke ngritur duart sikur të kishte bërë ‘diçka të gabuar’.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat