COVID-19, pandemia vazhdon përhapjen me ritme të shpejta në Brazil

Amerika

COVID-19, pandemia vazhdon përhapjen me ritme të shpejta në Brazil

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 23:19
Ilustrim

Pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet fuqishëm në Brazil, megjithëse qeveria thotë se situata është nën kontroll dhe hapja e vendit vazhdon gradualisht në shumicën e shteteve.

Shifrat e fundit zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë raportuan për më shumë se 45 000 vdekje dhe një rekord të ri të infektimeve në 24 orët e fundit, me 34 918 raste të konfirmuara.

Në total, janë 923 189 raste infektimi në këtë vend me 212 milionë banorë, vendi i dytë më i prekur në botë, pas SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat