Republikanët e Senatit publikojnë projekligjin e tyre për reformë në polici - Bota Sot
Republikanët e Senatit publikojnë projekligjin e tyre për reformë në polici

Amerika

Republikanët e Senatit publikojnë projekligjin e tyre për reformë në polici

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 05:59
Republikanët e Senatit

Republikanët e Senatit publikuna të mërkurën një projektligj të ri që synon reformë në polici, një projekt rival me projektligjin e demokratëve që synon një reformë më të gjerë. Ky zhvillim vjen ndërsa Kongresi po përpiqet të adresojë çështje të pabarazisë racore në strukturat e zbatimit të ligjit tre javë pas vdekjes së George Floyd.

Senati i udhëhequr nga republikanët do ta trajtojë projektligjit javën e ardhshme tha në një konferencë shtypi udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, ndërsa demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të cilët kanë përgatitur kohë më parë një projekligj të tyren, pritet të zhvillojnë një votim më 4 korrik.

Senatori Tim Scott, i vetmi republikan afrikano-amerikan i Senatit, i cili ka hartuar projektligjin, tha që legjislacioni do të krijojë siguri më të madhe si për të dyshuarit ashtu edhe për policinë.

“Ne ju dëgjojmë. Po dëgjojmë shqetësimet tuaja", tha ai në një konferencë për shtyp.

Vdekja e zotit Floyd në Mineapolis më 25 maj, pasi një polic i vendosi gjurin mbi qafë për rreth nëntë minuta, ishte i ngjarja më e fundit në një varg vdekjesh të anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikanët me të dyshuar policë si autorë të krimit. Ngjarja ndezi protesta të gjera në vend dhe thirrje për reformë në polici.

Si projektligji republikan ashtu edhe ai demokrat adresojnë çështje të ngjashme. Të dyja kërkojnë që linçimi të konsiderohet një krim federal me bazë urrejtjen si dhe inkurajojnë përdorimin e kamerave të trupit tek policët e kërkojnë standarde më të mira trajnimi për ta. Por nuk është e qartë se si Kongresi do të veprojë më tej me të dy projektet.

Demokratët pretendojnë se plani republikan nuk shkon aq larg sa duhet, ndërsa udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell ka thënë se legjislacioni i demokratëve nuk do të arrijë askund në Senat, duke e hedhur poshtë atë si "një dredhi tipike demokrate".

Ndryshe nga projekligji i demokratëve, projektligji republikan nuk u lejon viktimave të një sjelljeje të paligjshme ta padisin policin, ai nuk i ndalon kapjet nga fyti si taktika policore në rast ndalimi apo arrestimi të një të dyshuari apo nuk parashkon miratimin e rregulloreve të reja për të kufizuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse.

Në vend të kësaj, republikanët mbështen tek përdorimi i parave të siguruara nga grantet federale për të inkurajuar departamentet e policisë për të miratuar reforma.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të martën një urdhër që i orienton paratë federale tek ato departamente policie që bien dakord për një rishikim të jashtëm si dhe për të kufizuar praktikat e kapjes nga fyti gjatë ndalimit të një të dyshuari për krim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat