Trump për John Bolton: Askush nuk e donte në Shtëpinë e Bardhë, dukej i çmendur

Amerika

Trump për John Bolton: Askush nuk e donte në Shtëpinë e Bardhë, dukej i çmendur

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 19:16
Donald Trump dhe John Bolton

Presidenti Trump ka hedhur poshtë pretendimet e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i cili në librin e tij, për Trump pretendon se ka kërkuar mbështetjen e Kinës në zgjedhjet e vitit 2020 dhe mbështeti politikat e Kinës.

Trump foli pasi media amerikane publikoi fragmente nga libri i John Bolton i quajtur “Dhoma ku ndodhi: Një kujtim i Shtëpisë së Bardhë”, i cila do të dalë deri në fund të muajit. Trump iu referua akuzave të Bolton në kontekstin e politikës së tij ndaj Kinës dhe vendeve të tjera.

Gjatë një telefonate në televizionin FOX, Trump i tha Bolton se “asnjë president amerikan nuk e ka trajtuar Kinën dhe Rusinë në një mënyrë kaq të ashpër deri më sot”.

Lidhur me pretendimet e Boltonit, Trump foli edhe për Wall Street Journal, ku ai mbrojti politikën e administratës amerikane ndaj Kinës, duke hedhur poshtë pretendimet se ai i jep mbështetje këtij vendi në kontekstin e çështjes Ujgure.

Në lidhje me pretendimin se ai i dha mbështetje Presidentit kinez Xi Yiping për formimin e kampeve të përqendrimit në rajonin autonom Ujgur të Xinjiang, Trump tha që kjo nuk ishte e vërtetë, duke vërtetuar me faktin se sa sapo miratoi ligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës sot.

“Bolton është një gënjeshtar. Të gjithë në Shtëpinë e Bardhë e urrejnë. Ai kurrë nuk ishte i dashur dhe i vlerësuar. Ndërsa punonim me të, respekti ynë për të ishte gjithnjë e më pak. Unë personalisht mendova se ai ishte i çmendur”, tha Trump.

Administrata Trump nisi një proces gjyqësor dje për të parandaluar botimin e librit të John Bolton, dhe në padi thuhet se libri “përmban informacione konfidenciale të shtetit, botimi i të cilit mund të rrezikojë sigurinë kombëtare”.

Nga ana tjetër, avokati i Boltonit, Chuck Cooper, tha që klienti i tij ka punuar ngushtë me ekspertë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë për muaj të tërë për të shmangur rrjedhjen e informacionit konfidencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat