Afro-amerikanët e armatosur nisin marshimin “paqësor” në Oklahoma

Amerika

Afro-amerikanët e armatosur nisin marshimin “paqësor” në Oklahoma

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 22:18
Foto

Një grup afro-amerikanësh me armë dhe liçenca, kanë planifikuar nisjen e një proteste me “lodrat” e tyre, në kundërpërgjigje të grumbullimeve të ngjashme të të bardhëve të armatosur që kërkonin më herët heqjen e kufizimeve të koronavirusit ne bashkite e qyteteve.

Marshimi i tyre ishte pritur të niste në librarinë Ralph Ellison dhe llogaritej të grumbullonte deri në 1000 njerëz.

Demonstruesit thanë se do të kryenin një marshim paqësor prej rreth një milje deri në zyrën e guvernatorit.

41-vjeçari Omar Chatman, tha:
“Ne si afro-amerikanë duam të përçojmë mesazhin e rëndësishëm për guvernatorin e presidentin se nuk do të lejojmë që njerëzit të vijnë në komunitetet tona për të na brutalizuar, këtu përfshihen policët e korruptuar, radikalët e djathtë, kriminelët apo supremacistët e bardhë. Kriminelët nuk kanë ngjyrë, i bardhë, aziatik, zezak apo hispanik. Nëse vini në komunitete tona dijeni se jemi të aratosur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat