Pagoi 750 mijë dollarë, lirohet edhe polici i dytë i përfshirë në vrasjen që ngriti në këmbë amerikanët

Amerika

Pagoi 750 mijë dollarë, lirohet edhe polici i dytë i përfshirë në vrasjen që ngriti në këmbë amerikanët

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 22:58
Thomas Lane

Shkon në dy numri i policëve të liruar të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e afro- amerikanit George Floyd në SHBA.

Pas Thomas Lane disa ditë më parë, edhe J Alexander Kueng ka lënë qelinë duke paguar 750 mijë dollarë garanci.

Ndërkohë në burg vijon të qëndrojë Derek Chauvin, i cili akuzohet direkt për vrasje dhe për të kërkohet burgimi i përjetshëm, pasi duke i vënë në fyt gjurin George Floyd-it, bëri që afroamerikani të asfiksohet dhe të ndërrojë jetë.

Prej asaj dite protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë gjithë SHBA-në, por duket se ditët e fundit kanë ulur tempin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat