Trump gjatë tubimit në Tulsa iu kishte thënë zyrtarëve të bëjnë më pak testime, që numri i të prekurve të jetë më i ulët - Bota Sot
Trump gjatë tubimit në Tulsa iu kishte thënë zyrtarëve të bëjnë më pak testime, që numri i të prekurve të jetë më i ulët

Amerika

Trump gjatë tubimit në Tulsa iu kishte thënë zyrtarëve të bëjnë më pak testime, që numri i të prekurve të jetë më i ulët

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 21:30
Donald Trump

Mes rritjes së infeksioneve të coronavirusit në mbarë vendin, Presidenti amerikan, Donald Trump, potencoi gjatë tubimit në Tulsa se u tha zyrtarëve të bëjnë më pak testime në mënyrë që numi i të prekurve të jetë më i ulët.

Sipas mediave të huaja, komentet e tij ngritën reagime të shumta nga demokratët e Kongresit, pasi thanë se Trump ishte më i përqendruar në ruajtjen e reputacionit sesa në mbrojtjen e banorëve nga sëmundja.

Mirëpo një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për “Washington Post” se Trump po bënte shaka.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, numri i të infektuarve nga coronavirusi në SHBA, ka shkuar në 2.2 milionë, ndërsa 600 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat