Pak pjesëmarrës në mitingun e Trumpit në Tulsa

Amerika

Pak pjesëmarrës në mitingun e Trumpit në Tulsa

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 16:19
Foto

Më pak pjesëmarrës nga sa ishte menduar morën pjesë në mitingun e hapjes së fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, në Tulsa të Oklahoma.

Mediat raportuan fillimisht se disa grupe të rinjsh përdorën rezervuan shumicën e biletave për të penguar mbështetësit e vërtetë të presidentit të mos merrnin pjesë.

Ekipi i presidentit e mohoi këtë dhe fajësoi për pjesëmarrjen e ulët protestat e fundit dhe dhunën që i ka shoqëruar ato.

Qendra e mitingjeve e Oklahomas ka 19,000 vende, por në mitingun e presidentit morën pjesë rreth 6200 vetë. Organizatorët kishin menduar që të vendosnin karrige edhe jashtë sallës, por më pas një gjë e tillë u anulua.

Drejtuesit e fushatës së presidentit thanë se ishin të përgatitur ndaj synimeve për të penguar mitingun hapës së fushatës dhe gjithashtu kishin identifikuar të gjitha kërkesat për bileta që ishin bërë nga grupet e të rinjve.

Këta të fundit thanë se përdoren aplikacioni si tik tok dhe mobilizuan tifozët e muzikës K-pop, për të prishur mitingun e presidentit.

Tifozët e grupeve të muzikës K-pop janë shfaqur si një forcë madhore gjatë protestave të fundit kundër racizmit që përfshinë mbarë Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së shtetasit afrikano amerikan George  Floyd.

Fillimi i fushatës presidenciale nga Tulsa gjithashtu nxiti zemërim, pasi përkoi me 19 qershorin, ditën kur ShBA-ja kujton fundin e skllavërisë, ndërsa në këtë qytet në vitin 1921 u masakruan rreth 300 afrikano- amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat