Fiaskoja e Trump/ Faji i adoleshentëve të Tik Tok - Bota Sot
Fiaskoja e Trump/ Faji i adoleshentëve të Tik Tok

Amerika

Fiaskoja e Trump/ Faji i adoleshentëve të Tik Tok

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 20:48
Donald Trump

Adoleshentët në Tiktok kanë kërcyer përpara konfirmimeve të biletave për tubimin e Trump në Tulsa, duke thënë se nuk kishin ndër mend asnjëherë të merrnin pjesë.

Raporte kishin qarkulluar javën e shkuar sipas të cilëve, përdorues të platformës së medias sociale po bllokonin biletat përmes prenotimeve pa patur ndër mend të merrnin pjesë në përpjekje për të vënë Trump në siklet.

Departamenti lokal i zjarrfikësve tha se vetëm rrth 6200 vetë ishin të pranishëm në qendrën në të cilën u mbajt tubimi, me kapacitet 19 mijë vende.

Fushata e trump mohoi me zemërim raportet se ishin mashtruar me menaxherin e fushatës së presidentit, brad parscale, që shkruajti në tëitter se faji ishte i protestuesve radikalë që kishin penguar hyrjen e njerëzve në sallë.

Reporterët në terren thanë se ata nuk kishin parë njerëz që përballeshin me probleme ndërsa përpiqeshin të hynin. Kështu, me prenotime të rreme dhe video virale eventi i Tulsës, i pari pas emergjencës së covid 19, u shndërrua në një bumerang për manjatin.

Ai duhej t’i shërbente Donald Trump për të rilancuar imazhin e tij, por u shndërrua në një fiasko të vërtetë. Aksioni viral i adoleshentëve të regjistruar në tiktok, ka rezultuar një shaka e arrirë…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat