​SHBA do të pezullojë vizat e punës deri në fund të vitit

Amerika

​SHBA do të pezullojë vizat e punës deri në fund të vitit

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:05
Donald Trump

SHBA do të zgjasë pezullimet e vizave në disa kategori kryesore të bazuara në punësim deri në fund të vitit, një veprim që pritet të ketë pasoja për më shumë se 500.000 persona, njoftoi sot një zyrtar i lartë i administratës.

“Kjo masë prek vizat H1B, të cilat janë për punëtorët e kualifikuar në vende të tilla, si sektori i teknologjisë së lartë, vizat L1 për drejtuesit e huaj, si edhe kategoritë e tjera”, tha po i njëjti burim.

Gazeta New York Times shkruan se ky urdhër është masa më e fundit e presidentit Donald Trump për të ngadalësuar emigracionin në SHBA.

Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se urdhri është krijuar për të ndihmuar forcën punëtore të SHBA-së që të rimëkëmbet nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat