E tmerrshme çka ndodhi në Meksikë: 15 njerëz mbyten me tulla e digjen për së gjalli

Amerika

E tmerrshme çka ndodhi në Meksikë: 15 njerëz mbyten me tulla e digjen për së gjalli

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 08:59

Disa persona të armatosur i kanë vrarë 15 banorë të një fshati me popullsi indogjene në pjesën jugore të Meksikës në një nga sulmet më brutale që janë regjistruar në zonat rurale të vendit në vitet e fundit.

Prokurorët shtetërorë të rajonit Oaxaca thanë se trupat e 13 burrave dhe dy grave janë identifikuar si viktima të këtij sumli që ndodhi në komunën San Mateo del Mars, shkruan “Reuters”.

Autoritetet lokale të kësaj komune thanë se sulmi ishte organizuar nga së paku gjashtë persona të armatosur, të cilët ishin përkrahur nga një shef i dyshuar i drogës në atë rajon.

Dy gratë e vrara ishin duke protestuar kundër abuzimeve të kryera nga njëri prej sulmuesve të dyshuar.

Qeveria lokale tha se sulmuesit i kanë torturuar dhe i kanë djegur për së gjalli disa prej viktimave. Fotografitë e trupave pjesërisht të djegur u publikuan në rrjetet sociale. Njëri nga burrat e vdekur dukej se ishte goditur me tulla.

Një zyrtar shtetëror konfirmoi se fotografitë e publikuara në rrjetet sociale janë të vërteta dhe lidhen me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat