Krim i rëndë: Vriten shtatë anëtarë të familjes – mes tyre një grua shtatzënë

Amerika

Krim i rëndë: Vriten shtatë anëtarë të familjes – mes tyre një grua shtatzënë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një grup kriminelësh ka hyrë me forcë në një shtëpi në Celaya në Guanajuato të Meksikës, duke vrarë më pas shtatë anëtarë të një familje, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një vajzë dy vjeçare, shkruan gazeta më e madhe meksikane El Universal.

Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes ata gjetën një veturë e kapluar nga flakët, ndërsa brenda shtëpisë gjetën trupat e vdekur të të gjithë anëtarëve të familjes.

Në të njëjtën zonë, është regjistruar edhe një sulm me armë – një burrë dhe një fëmijë ishin sulmuar. Fëmija gjashtë vjeçar mbeti i vdekur nga sulmi.

Më vonë, autoritetet lokale treguan se edhe fëmija dhe burri që u sulmuan janë pjesë e familjes e cila u vra brenda shtëpisë.

Guanajuato njihet si një nga zonat më të dhunshme në Meksikë.

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2020, janë regjistruar 1.534 persona të vrarë në shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat