Shokohen adoleshentët: Valixhja e braktisur tmerroi një grup shokësh, ja çfarë gjetën brenda saj

Amerika

Shokohen adoleshentët: Valixhja e braktisur tmerroi një grup shokësh, ja çfarë gjetën brenda saj

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Një grup adoleshentësh në SHBA, që po filmonin një video për në rrjete sociale, kanë gjetur krejt rastësisht një valixhe të mbushur me mbetje njerëzore. Dy vajza kishin zbritur poshtë një bregu shkëmbor dhe aty kishin gjetur një valixhe të zezë.

Njëra nga vajzat e hap valixhen për të mësuar se çfarë kishte brenda saj. Por ato mbeten të shokuara kur zbuluan se brenda saj kishte mbetje njerëzore.

“Ndodhi diçka traumatike që më ndryshoi jetën. Gjetëm një valixhe të zezë. Ne bëmë shaka dhe menduam se brenda saj do të kishte para. Por në fakt aty kishte pjesë të ndryshme të trupit të njeriut”, u shpreh njëra nga vajzat.

Ndërkohë vajzat kanë njoftuar policinë e zonës dhe raportohet se ata kanë nisur një hetim mbi rastin, shkruan The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat