Pas Teksasit dhe Floridas, edhe Kalifornia urdhëron mbylljen e bareve në shtatë rajone të vendit

Amerika

Pas Teksasit dhe Floridas, edhe Kalifornia urdhëron mbylljen e bareve në shtatë rajone të vendit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 00:09
Gavin Newsom

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, urdhëroi mbylljen e të gjitha bareve në shtatë rajone të vendit, përfshirë edhe në Los Angeles, për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, vendimi i Newsom vjen dy ditë pasi qeveritarët republikanë në Teksas dhe Florida urdhëruan po ashtu mbyllje të ngjashme, në një përpjekje për të parandaluar rritjen e të infektuarve nga COVID-19.

Vendimi u bë i ditur edhe nga autoritetet e shëndetësisë të dielën pasdite, vetëm dy javë pasi vendi kishte marrë vendimin për hapjen e këtyre bareve.

Raportohet se vendimi do të vlejë për Los Angeles, Fresno, Kern, San Joaquin, Tulare, Kings dhe Imperial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat