Fauci: Me vaksinën kundër Covid 19, SHBA-të nuk do të fitojnë nivelin e mjaftueshëm të imunitetit të tufës

Amerika

Fauci: Me vaksinën kundër Covid 19, SHBA-të nuk do të fitojnë nivelin e mjaftueshëm të imunitetit të tufës

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:42
Anthony Fauci

Njëri nga liderët e grupit punues në luftën kundër coronavirusit në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar se do të ishte i kënaqur me vaksinën nëse ajo do të ishte efikase nga 70 deri në 75 për qind, duke paralajmëruar se me këtë nuk nënkupton mbrojtje të plotë – në veçanti tani kur shumë amerikanë nuk duan të vaksionohen, shkruan CNN.

Për këtë arsye, sipas Faucit, SHBA-të nuk do të fitojnë nivelin e mjaftueshëm të imunitetit të tufës, për ta luftuar dhe eliminuar pandeminë e COVID-19.

Fauci ka shtuar se vaksina e cila sipas tij do të jetë efikase nga 70 deri në 75 për qind, nuk mund të sigurojë “imunitetin e tufës”.

Ai beson se ekziston një “disponim i përgjithshëm kundër shkencës, autoritetet dhe kundër vaksinës” te një numër i madh i njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat