COVID-19/ Bilanc tragjik në Brazil 1280 të vdekur dhe mbi 33 mijë të infektuar

Amerika

COVID-19/ Bilanc tragjik në Brazil 1280 të vdekur dhe mbi 33 mijë të infektuar

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Brazili është vendi i dytë në botë për nga numri të infektuarve dhe vdekjeve të shkaktuar nga koronavirusi i ri që ka goditur botën prej 7 muajve.

Ditën e fundit janë raportuar mbi 1280 të vdekur dhe 33 800 të infektuar në vend.

Problem shumë shqetësues është edhe mbrojtja e disa popullsive indigjene që sot jetojnë në pyjet e shiut në Amazonë.

Fiset Yanonami dhe Yekuana jetojnë në një habitatet  sa madhësia e Zvicrës dhe Austrisë në kufirin me Venezuelën.

Pas raportimeve të para qeveria Braziliane ka vendosur në dispozicion helikopterët dhe ushtarët për të kryer furnizimin më maska xhel për dezinfektuar duar doreza dhe shumë ilace të tjera për ta penguar përhapjen e virusit në këto fise që jetojnë të vecuar nga bota e zhurmshme.

Ky operacion vjen si kundërshtim i kritikave që po i bëhet krahut të djathtë, Bosorano, për menaxhimin e keq të krizë,s dhe nuk po bën sa duhet për të mbrojtur njerëzit indigjenë.

"Qëllimi kryesor i këtij operacioni të përbashkët nga forcat e armatosura është gjurmimi i COVID-19," tha mjeku Jarbas de Souza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat