Refuzon ta shërbej klienten që nuk mbante maskë, kamarieri shpërblehet me 100 mijë dollarë “bakshish”

Amerika

Refuzon ta shërbej klienten që nuk mbante maskë, kamarieri shpërblehet me 100 mijë dollarë “bakshish”

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:24
Lenin Guteres

Punonjësi i Starbucks në San Diego të SHBA-ve që kishte refuzuar ta shërbej klienten që nuk barte maskë mbrojtëse, ka fituar 100 mijë dollarë “bakshish” pasi videoja e tij e shpërndarë në internet u bë virale.

Lenin Guteres, 24-vjeç, ishte pranë përfundimit të orarit të punës, kur në lokal u fut një grua pa maskë mbrojtëse.

Guteres e kishte pyetur nëse kishte maskë, e para se të arrinte t’ia shpjegonte rregullat e kompanisë ku ai punon, ku kërkohet nga klientët të bartin maskë, ajo filloi ta sulmon dhe më pas ta filmojë.

Pasi që kjo kliente e pakënaqur e postoi videon në rrjetet sociale, ka ndodhur e papritura – diçka që ajo nuk e kishte pritur.

Në internet u shfaq ueb-faqja GoFundMe për kamarierin Lenin Guteres ku përbri emrit të tij ishte publikuar edhe videoja e ngjarjes në Starbucks, e përdoruesit e internetit janë lutur që të dhurojnë “bakshish” për këtë punonjës.

Deri më tani janë mbledhur 98.700 dollarë dhe të gjitha këto para do t’i dhurohen Guteresit, me qëllim që të mund të realizojë ëndrrën e kamotshme që të bëhet valltar profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat