Qindra zyrtarë republikanë të George W.Bush, po përkrahin kandidatin demokrat Joe Biden

Amerika

Qindra zyrtarë republikanë të George W.Bush, po përkrahin kandidatin demokrat Joe Biden

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 22:12
Joe Biden, George W.Bush

Qindra zyrtarë që kanë punuar për ish-Presidentin republikan, George W.Bush, kanë vendosur të mbështesin kandidatin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së që do të mbahen në muajin nëntor.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët të cilët përfshijnë sekretarët e kabinetit dhe disa të tjerë në administratën e Bush, kanë formuar një komitet të aksionit politk “-43 Alumni për Biden”, për të mbështetur atë në garën e 3 nëntorit, thanë organizatorët për Reuters.

Bush ishte presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se përkrahja ndaj Biden nga zyrtarët e grupit republikanë do të fillojë edhe në rrjetin social Facebook, të cilët do të përpiqen të fitojnë votat në shtetet më konkurruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat