Trump pretendon se coronavirusi “thjesht do të zhduket”

Amerika

Trump pretendon se coronavirusi “thjesht do të zhduket”

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 23:30
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se coronavirusi “thjesht do të zhduket”, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportuan një numër rekord të rasteve të reja.

“Unë mendoj se do të përballojmë shumë mirë situatën e coronavirusit. Pasi në një moment them se virusi do të zhduket, shpresoj”, tha Trump për Fox Business të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, vetëm të martën SHBA raportoi 48 mijë raste të reja në të gjithë vendin, shifër kjo rekorde që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë në po të njëjtën ditë, tetë shtete raportuan nivele të larta ditore: Alaska, Arizona, Kalifornia, Georgia, Idaho, Oklahoma, Karolina e Jugut dhe Teksasi.

Ndryshe nga Trump, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha të martën se duke parë situatën aktuale, SHBA mund të përballet me nga 100 mijë raste të reja në ditë.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 2.6 milionë, ndërsa 127 mijë persona kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat