Fauci kritikon qytetarët për sjellje të pahijshme gjatë kohës së pandemisë: Shoqërimi nëpër bare është i keq, duhet ta ndalim

Amerika

Fauci kritikon qytetarët për sjellje të pahijshme gjatë kohës së pandemisë: Shoqërimi nëpër bare është i keq, duhet ta ndalim

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:42
Anthony Fauci

Drejtori i Institutit Kombëtar për alergji dhe sëmundje ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci, ka kritikuar ashpër qytetarët për sjelljet e pahijshme gjatë kohës së pandemisë, e më së shumti ka kritikuar ata që po qëndrojnë nëpër bare dhe po konsumojnë alkool.

Siç raporton Business Insider, Fauci ka theksuar se “pijanecët” siç i ka quajtur ai, po e rrezikojnë tërë shoqërinë nga rritja e numrit të vdekjeve si pasojë e coronavirusit

“Baret nuk janë të mirë në këtë kohë. Shoqërimi nëpër bare është shumë i keq. Duhet ta ndalojmë këtë menjëherë”, ka deklaruar Fauci.

Ai është shprehur tejet i brengosur për shkak të shpërthimit të virusit në katër shtete amerikane, Floridë, Teksas, Kaliforni dhe Arizonë, ku sot është shënuar një shifër rekorde e të prekurve me COVID-19.

“Tani kemi 40 mijë tjerë të infektuar me coronavirus. Nuk do të habitesha nëse do të arrinim në 100 mijë brenda 24 orëve”, ka shtuar Fauci.

Sipas informacioneve më të fundit, më shumë amerikanë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi sesa në luftërat në Vietnam, Kore, Irak dhe Afganistan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat