Bënin foto mbi një shkëmb, dallga e detit “merr me vete” çiftin amerikan

Amerika

Bënin foto mbi një shkëmb, dallga e detit “merr me vete” çiftin amerikan

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:45
Plazha Laguna

Fotosesioni për një çift të sapomartuar do të duhej të ishte përvoja më e këndshme, por kështu nuk ndodhi për dyshen nga Kalifornia të cilët derisa po realizonin fotografi artistike në një shkëmb, janë rrëzuar në ujë kur dallgët e mëdha i goditën dhe i zënë në befasi.

E ky moment është kapur nga një kalimtar rasti i cili arriti të filmojë gjithçka në afërsi të hotelit Montage në plazhin Laguna.

E për t’i shpëtuar nga më e keqja, janë detyruar ekipet e zjarrfikësve për të ndërhyrë, sepse kostumi i dhëndrit ishte mbushur me ujë dhe nuk mund të notonte, e mos të flasim për nusen me fustan të bardhë.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndime serioz, ndërsa ky moment paksa qesharak sigurisht se do të mbetet megjithatë në kujtim të dyshes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat