Mori pjesë në tubimin e Trump, ish-kandidati presidencial infektohet me Covid-19 - Bota Sot
Mori pjesë në tubimin e Trump, ish-kandidati presidencial infektohet me Covid-19

Amerika

Mori pjesë në tubimin e Trump, ish-kandidati presidencial infektohet me Covid-19

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 23:58
Herman Cain

Ish-kandidati republikan për president në SHBA Herman Cain është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet i shtruar në një spital në zonën e Atlantës.

Cain mori pjesë në tubimin e presidentit Donald Trump më 20 Qershor në Tulsa.

Ai postoi një foto në Twitter nga tubimi dhe ishte pa maskë e nuk po respektonte distancimin social.

Sipas ABC News, republikani ndodhet në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme  me frymëmarrjen.

Ende nuk dihet se si Cain mund të jetë infektuar me koronavirus.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.

Deri më tani janë shënuar 131 mijë viktima dhe janë regjistruar 2,8 milion të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat