SHBA, bie mbështetja e evangjelistëve për presidentin Trump

Amerika

SHBA, bie mbështetja e evangjelistëve për presidentin Trump

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:58
Bie mbështetja e evangjelistëve për presidentin Trump

Grupet evangjeliste, mbështetësit më të mëdhenj të presidentit amerikan Donald Trump, kanë ulur mbështetjen për kreun e vendit, raporton AA.

Sipas një ankete nga Pew Research Center, mbështetja e evengjalistëve për Trump-in ka rënë me 6 pikë në krahasim me muajin prill.

Megjithëse 7 nga 10 evangjelistë ende e mbështesin presidentin aktual, 17 për qind janë shprehur se po mendojnë të votojnë për kandidatin demokrat presidencial Joe Biden.

Sipas sondazheve të fundit, Trump mbetet pas rivalit të tij demokrat, Biden.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, ndërsa kandidati fitues do të ulet në karrigen e Shtëpisë së Bardhë më 20 Janar 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat