Infektohet me Covid-19 e fejuara e djalit të Trump

Amerika

Infektohet me Covid-19 e fejuara e djalit të Trump

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 09:37
Kimberly Guilfoyle, Donald Trump Jr

Ka rezultuar pozitive me Covid-19 Kimberly Guilfoyle, e fejuara e Donald Trump Jr, e cila është edhe pjesë e stafit të fushatës për rizgjedhjen e Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmin u bë i ditur nga Neë York Times, ku gjithashtu thuhet se Guilfoyle nuk ka qenë së fundi në kontakt me Presidentin Trump.

Kështu kurba e infeksionit po rritet në 40 nga 50 shtetet e SHBA-së. Rritja e rasteve të reja ka detyruar zyrtarët, veçanërisht në shtetet jugore dhe perëndimore, të ndalojnë ose të pezullojnë rihapjen e ekonomive të tyre.

ShBA shënuan një tjetër rekord infektimesh. 57.683 raste të reja u regjistruan atje brenda 24 orëve të fundit, duke shkuar numri në total numri i infektimeve në 2,78 milionë ndërsa vdekjet janë 129.405.

Shtete të shumta në Amerikë kanë urdhëruar restorantet, baret dhe plazhet të mbyllen ose të kufizojnë kapacitetin, në ditën kur vendi shënon 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat