Si do të festojnë amerikanët 4 Korrikun në mes të pandemsë?

Amerika

Si do të festojnë amerikanët 4 Korrikun në mes të pandemsë?

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Plazhet janë të mbyllura, muzetë janë të mbyllura dhe guvernatori ka rekomanduar anulimin e fishekzjarrëve të zakonshme të 4 Korrikut në shumë pjesë të Kalifornisë.

SHBA, që sot shënon 244 vjetorin e lindjes, është në krye të listës së shteteve të botës për nga rastet me koronavirus prej 2,795,111 të tillë dhe me 129,437 vdekje deri më tani.

Me gjithë këto shifra si duhet amerikanët ta festojnë 4 Korrikun e 2020-ës?
Shumë ngjarje festive janë organizuar që qytetarët të mund të shohin nga komoditeti i shtëpisë përmes aplikacioneve online.

Një kombinim faktorësh mund ta bëjnë këtë festë një “stuhi perfekte” të infeksioneve të koronavirusit, paralajmëroi një mjek – por vetëm për ata që nuk zgjedhin të festojnë në mënyrë të sigurt fundjavën e festave.

Hapja e qyteteve, njerëzit që nuk ndjekin udhëzimet parandaluese dhe njerëzit që udhëtojnë mund të shkaktojnë një goditje të shpejtë në shënimin e rasteve të reja me Covid-19, tha Dr. Joshua Barocas, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Bostonit.

Por nuk ka pse të jetë kështu nëse qytetarët amerikanë dëshirojnë të kenë një fundjavë më të sigurt të Ditës së Pavarësisë, sipas Erin Bromage, kontribues i CNN dhe profesor i biologjisë në Universitetin e Masaçusets Dartmouth.

“Ne duhet të jemi vigjilentë me atë që ne po bëjmë, kështu që mbajeni distancën, lani duart shpesh, vendosni një maskë kur nuk mund të respektoni distancën”, tha Bromage.

“Mbajeni distancën tuaj në pishinë dhe në plazh dhe nëse nuk mundeni, atëherë drejtohuni dhe shkoni në shtëpi”.

Kur bëhet fjalë për shfaqjet e fishekzjarrëve, Bromage tha se distanca është gjithashtu e rëndësishme.

“Nëse jemi të bllokuar në oborrin e shtëpisë së vogël duke parë të gjitha këto fishekzjarrë sepse kjo është dritarja e vetme që kemi, atëherë kjo nuk është një ideja më e mirë e mundshme, por nëse në të vërtetë mund të krijoni distancë me familjen tuaj dhe familjet e tjera, atëherë mund ta bëni këtë me siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat