Presidenti i Brazilit refuzon ligjin për mbajtjen e maskave

Amerika

Presidenti i Brazilit refuzon ligjin për mbajtjen e maskave

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:24
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka sanksionuar një ligj i cili e bën të detyrueshëm mbajtjen e maskave në publik gjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, ai ka vendosur veto ndaj përdorimit të tyre në shitore, kisha dhe shkolla.

Ai ka refuzuar të pranojë ashpërsinë e shpërthimit të Covid-19 në Brazil, pavarësisht se ky shtet ka numrin e dytë më të madh të infektimeve dhe vdekjeve në botë, shkruan BBC.

Virusi ka infektuar më shumë se 1.5 milionë persona në këtë shtet dhe ka shkaktuar vdekjen e 61,884 personave që nga fundi i muajit shkurt, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Ligji i kaluar nga Oda e Deputetëve përfshinë një artikull i cili thotë se maskat duhen mbajtur në “ndërtesat komerciale dhe industriale, tempujt religjiozë, shkollat dhe vende të mbyllura ku tubohen njerëzit”.

Të premten, Bolsonaro vendosi veton në këtë nen të ligjit, duke thënë se do të shkelte të drejtat e pronave.

Ai vendosi veto edhe në një ligj tjetër i cili kërkonte shpërndarjen e maskave për të varfrit.

Kongresi i ka 30 ditë të anulon veton me një votë absolute shumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat