ShBA-ja shënon 45,300 raste të reja me Covid-19, frikë nga përhapja e madhe në Ditën e Pavarësisë

Amerika

ShBA-ja shënon 45,300 raste të reja me Covid-19, frikë nga përhapja e madhe në Ditën e Pavarësisë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 45,300 raste të reja të koronavirusit. Kjo shifër ishte më e ulët se numrat e ditëve të kaluara, kur u shënuan deri në 54,500 raste.

Pavarësisht uljes së numrit të rasteve, ekspertët po frikësohen se festimi i Ditës së Pavarësisë do të ndikojë në përhapjen edhe më të madhe të pandemisë, shkruan “The Guardian”.

Për më tepër, shifra më e ulët për 24 orët e kaluara mund të mos e pasqyrojë gjendjen e vërtetë për shkak se numri i raportimeve është zakonisht më i ulët gjatë fundjavës, sidomos kur vendi e ka pasur një festë zyrtare.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë rreth 2.8 milionë persona të infektuar dhe përafërsisht 130,000 të vdekur.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Për ta bërë një krahasim të situatës, më 15 qershor në ShBA ishin regjistruar më pak se 20,000 raste të reja për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat