SHBA regjistron mbi 43 mijë raste me koronavirus

Amerika

SHBA regjistron mbi 43 mijë raste me koronavirus

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 45,300 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër ishte më e ulët se numrat e ditëve të kaluara, kur u shënuan deri në 54,500 raste.

Pavarësisht uljes së numrit të rasteve, ekspertët po frikësohen se festimi i Ditës së Pavarësisë do të ndikojë në përhapjen edhe më të madhe të pandemisë, shkruan “The Guardian”.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë rreth 2.8 milionë persona të infektuar dhe përafërsisht 130,000 të vdekur.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Më 15 qershor në SHBA ishin regjistruar më pak se 20,000 raste të reja për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat