Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, Trump tregon shkakun e përhapjes së koronavirusit në gjithë botën - Bota Sot
Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, Trump tregon shkakun e përhapjes së koronavirusit në gjithë botën

Amerika

Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, Trump tregon shkakun e përhapjes së koronavirusit në gjithë botën

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:25
Donald Trump

Asnjë distancim shoqëror dhe pak maska janë parë në Shtëpinë e Bardhë për festimet e Ditës së Pavarësisë. Dhjetëra njerëz u ulën rreth tryezave të rrumbullakëta pa distanca sociale dhe shumë pak kishin maska.

Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania kaluan kopshtin dhe përshëndetën mysafirët nga larg përpara se të dilnin në skenë.

Presidenti, pasi u zotua të mbrojë “heronjtë” e historisë amerikane nën sulm nga, siç tha, lëvizja e lindur pas vrasjes së Floyd që synon të fshijë simbolet e racizmit dhe të kaluarën koloniale nga rrugët dhe sheshet amerikane, ai foli edhe për koronavirusin.

“Ne jemi vendi që e kemi trajtuar këtë çështje më së miri. Ne kemi kryer 40 milionë testime. Fshehtësia dhe mbulimi i Kinës ka lejuar që virusi të përhapet në të gjithë botën”, tha ai.

Trump më herët pretendoi se një kurë ose vaksinë kundër koronavirusit do të arrijë para fundit të vitit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat