Bllokojnë rrugën që qon në SHBA nga frika e COVID-19, kryetari i qytezës meksikane u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Meksikë

Amerika

Bllokojnë rrugën që qon në SHBA nga frika e COVID-19, kryetari i qytezës meksikane u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Meksikë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Banorë e qytezës meksikane Sonoita, që gjendet përgjatë vijës kufitare me SHBA-të më saktësisht  në afërsi të Lukeville të Arizonës, gjatë vikendit për pak qaste kanë bllokuar rrugën kryesore që qon në jug të kufirit amerikan. E tërë kjo ka ndodhur nga frika e madhe e pandemisë së coronavirusit.

Siç raporton AP, në Arizonë është rritur numri i rasteve të reja me coronavirus dhe nga brenga se situata mund të eskalojë gjatë vikendit kur edhe është festuar dita e pavarësisë së SHBA-ve, për pak orë janë mbyllur kufijtë.

Kryetari i Sonoites, Jose Ramos Arzate, në një konferencë për media u ka bërë thirrje “turistëve amerikanë të mos e vizitojnë këto ditë Meksikën”.

Banorët lokalë kanë bllokuar rrugët me veturat e tyre në anën e Meksikës, për të parandaluar kalimet për në SHBA. Një video që është filmuar nga banorët lokal, tregon se si disa pasagjerë ankohen se kanë të drejtë të kalojnë në anën tjetër pasi që janë shtetas të Meksikës.

Kjo rrugë është më e shkurta që qon në pushimoren Puerto Penasko e njohur ndryshe si Rocky Point.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat