Brenda 24 orëve më shumë se 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Teksas

Amerika

Brenda 24 orëve më shumë se 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Teksas

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Në Teksas të SHBA-ve gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.028 raste të reja me COVID-19, që është rritja më e madhe e numrit ditor të infektuarve të rinj që nga fillimi i epidemisë.

Siç raporton Reuters, ky shtet amerikan në të cilin jetojnë 30 milionë banorë, ka raportuar bilancin më të madh ditor sesa çdo vend evropian në pikun e epidemisë.

Në Teksas numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 210.585, derisa i atyre që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, është 2.715.

Në Georgia gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të reja ka arritur në 100.470, e ky shtet ka regjistruar 2.899 raste të vdekjeve.

Rritje të madhe të infektuarve në SHBA, janë vërejtur më së shumti në Teksas, Kaliforni, Florida dhe Arizonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat