Amerika regjistron numër rekord të rasteve me Covid-19 për një ditë

Amerika

Amerika regjistron numër rekord të rasteve me Covid-19 për një ditë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:20
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan një rekord mbi më shumë se 60,000 raste të konfirmuara të përditshme të koronavirusit të martën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Shifra më e lartë e mëparshme ishte 55,220, numër që SHBA regjistroi më 2 korrik.

Ndërkohë që shtetet e Kalifornisë dhe Teksasit secila raportojnë më shumë se 10,000 raste të reja ditore.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Amerika ishte “në një vend të mirë” në lidhje me pandeminë.

Më shumë se tre milion infeksione janë regjistruar në të gjithë Amerikën që nga fillimi i pandemisë, sipas New York Times dhe NBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat