Mbi 60 mijë raste të reja me koronavirus në SHBA

Amerika

Mbi 60 mijë raste të reja me koronavirus në SHBA

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 60 mijë e 21 raste të reja me koronavirus.

Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve që është shënuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Kështu, shifra e përgjithshme e personave të infektuar në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2 milionë e 996 mijë persona.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 131,480 pasi u regjistruan 1 mijë e 195 raste të reja fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat