Familja e George Floyd paditë katër zyrtarët policorë të Minneapolis

Amerika

Familja e George Floyd paditë katër zyrtarët policorë të Minneapolis

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 01:05
George Floyd

Familja e George Floyd paditi katër oficerët e Minneapolis të mërkurën, me pretendimin se policia ka shkelur rregullat e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, duke i vendosur Floyd gjurin në qafë për gati nëntë minuta.

Sipas mediave të huaja, avokati i të drejtave civile, Ben Crump, e paraqiti padinë, duke kërkuar dëme monetare në emër të fëmijëve dhe motrave të Floyd në Gjykatën e rajonit të Minneapolis në SHBA.

“Ishte veprimi i të gjithë Departamentit të Policisë së Minneapolis, që rezultoi me vrasjen e Floyd”, tha Crump.

Image

“Qyteti i Minneapolis ishte i njohur për këso lloj trajtimesh edhe në të kaluarën, sidomos ndaj njerëzve me ngjyrë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Floyd, 46 vjeçar, vdiq më 25 maj, pasi njëri prej policëve të Minneapolis ia vendosi gjurin në qafë atij gjatë arrestimit, dhe i njëjti ankohej që nuk mund të merrte frymë.

Vdekja e tij ka ngjallur protesta të shumta në SHBA, si dhe në shumë vende të botës, pasi të njëjtit kërkonin reforma ndaj racizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat