​77,638 raste me Covid-10 për 24 orë në ShBA

Amerika

​77,638 raste me Covid-10 për 24 orë në ShBA

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 11:47
SHBA

SHBA-ja, për të tretën ditë radhazi, ka regjistruar një rekord të rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Rreth 77 638 infektime të reja janë regjistruar në një ditë duke e çuar në rreth 3,64 milionë numrin e rasteve pozitive me COVID-19 në vend që prej fillimit të pandemisë.

COVID-19 ka shkaktuar gjithashtu 927 viktima të tjera në 24 orë duke e çuar numrin total në 139 128″, sipas Universitetit me qendër në Baltimore.

SHBA-ja ka njohur që prej disa javësh një rritje të numrit të infektimeve në jug dhe në perëndim të vendit më të prekur në botë në vlera absolute.

Në Kaliforni, autoritetet shëndetësore të Los Anxhelesit njoftuan për 4 500 raste të reja në një ditë, një rekord.

“Këtë javë kemi kaluar në etapë shumë shqetësuese”, deklaroi në një komunikatë Barbara Ferrer, përgjegjëse e shërbimeve të shëndetit publik.

“Pa veprime drastike të marra nga secili, ne nuk do të mund ta frenojmë përhapjen e pandemisë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat