Murtaja bubonike arrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë në Colorado – sëmuret një burrë pas pati kontakt me ketrin e infektuar

Amerika

Murtaja bubonike arrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë në Colorado – sëmuret një burrë pas pati kontakt me ketrin e infektuar

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:04
Foto Ilustrim

Në Colorado të SHBA-ve është regjistruar rasti i parë me murtajë bubonike, kurse i sëmuri është një burrë që ka pasur kontakt me një ketër të infektuar, shkruan New York Post.

Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se nuk ekziston ndonjë rrezik i rritur për shëndetin publik, por u bëjnë apel qytetarëve që të mos konsumojnë apo prekin ushqim të brejtësve.

Sipas tyre virusi bartet shumë lehtë, e burri i infektuar raportohet se është në gjendje më të mirë shëndetësore prej se është hospitalizuar.

Autoritetet në qytetin e rajonit të Mongolisë së Brendshme në pjesën veriore të Kinës, në fillim të korrikut lëshuan alarmin pasi ishin raportuar disa raste me murtajën bubonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat