Del lakuriq para policëve, habiten protestuesit

Amerika

Del lakuriq para policëve, habiten protestuesit

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 11:09
foto nga vendi ngjarjes

Një protestë në Portland të SHBA-ve është bërë virale në internet për shkak të një vajze, e cila gjeti mënyrën më të veçantë për të tubuar. Ajo doli lakuriq përpara policëve dhe protestuesve të tjerë.

E reja nuk është identifikuar në media, por i është vënë pseudonimi “Atena lakuriqe” në rrjetet sociale. Ajo u ul në rrugë mes protestuesve dhe policëve ndërkohë që veshur mbante vetëm një maskë dhe një kapuç.

Image

Fotografi i Oregon Live, Dave Killen tha se të gjithë u habitën nga ai veprim i saj. Fotot e Killen dhe një video e bërë nga gazetari Donovan Farley janë bërë virale në rrjetet sociale.

Siç duket nga pamjet, e reja hapi këmbët para oficerëve të sigurisë, kërcente balet, ndërkohë që shfaqet edhe duke bërë yoga. Policët lëshuan gaz  lotsjellës në këmbët e saj.

Image

Që prej 25 Majit në Portland ndodhin demonstrata dhe protesta për shkak të vdekjes së George Floyd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat