Momenti shokues kur polici e tërheq zvarrë në trotuar shoferen dhe e godet në bark

Amerika

Momenti shokues kur polici e tërheq zvarrë në trotuar shoferen dhe e godet në bark

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 20:07
Foto

Një oficer police ka goditur dhe ka zvarritur në mes të rrugës një grua e cila kishte parkuar para McDonald në San Jose në Kaliforni.

Pas publikimit të pamjeve të marra nga qytetarët, polici është shkarkuar nga detyra për përdorim force.

Policët ndaluan automjetin e gruas pasi ajo kishte zënë vendin e autoriteteve në parkim, tha policia.

Gruaja, Guadalupe Esperanza Marin, 39 vjeç, u arrestua sepse drejtonte mjetin me leje qarkullimi të pezulluar dhe sepse bëri rezistencë ndaj arrestimit.

Gruaja kishte dhe dy fëmijët e saj në makinë. Personi që filmoi këtë moment është shprehur se polici ka ushtruar dhunë ndaj shoferes duke e goditur në stomak. Gjithashtu në video dëgjohet kur gruaja thoshte se automjeti sapo ishte blerë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat