Ekspertët në SHBA bëjnë thirrje për rimbyllje të vendit

Amerika

Ekspertët në SHBA bëjnë thirrje për rimbyllje të vendit

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

SHBA-ja regjistroi edhe 900 të vdekur nga Covid-19 të shtunën, nga 1,130 sa ishin të premten. Që nga fillimi i pandemisë, së paku 146,460 amerikanë kanë vdekur nga virusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Llogaritja e trendëve dhe modeleve parasheh se do të ketë deri në 175,000 të vdekur deri më 15 gusht, sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Këto parashikime tronditëse erdhën në kohën kur disa shtete në SHBA kanë regjistruar numra rekord të rasteve të infektuara në baza ditore. Disa udhëheqës lokalë në Texas dhe Califonia kanë përmendur mundësinë e mbyllës së serishme të shteteve dhe kufizime të lëvizjeve, për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe spitaleve që janë stërmbushur, shkruan CNN.

Të enjten, më shumë se 150 ekspertë mjekësore, shkencëtarë, mësues, punonjës mjekësorë dhe ekspertë tjerë nënshkruan një letër duke kërkuar nga udhëheqësit që të mbyllin tërë shtetin dhe të fillojnë nga e para ndalimin e përhapjes së tërbueshmne të virusit që po përjeton ky shtet.

“Në këtë moment, jemi në rrugën e humbjes së më shumë se 200,000 jetëve në Amerikë deri më 1 nëntor. Megjithatë, në shumë shtete njerëzit po dalin nëpër kafene, po hanë nëpër restorante, po shkojnë tek sallonet e bukurisë, dhe po bëjnë një sërë aktivitetesh që nuk janë jetike”, u tha në letrën e cila iu dërgua administratës së Trumpit, anëtarëve të Kongresit dhe guvernatorëve të shteteve.

Në Texas, ku u regjistrua numri rekord i të vdekurve me këtë virus javën e kaluar, mjekët brenda një spitali përgjatë kufirit me Meksikë thanë se ndoshta do t’i dërgojnë pacientët në shtëpi “që të vdesin afër familjes” për shkak të burimeve të kufizuara nëpër spitale, thanë zyrtarët. Pos numrit rekord të infektimeve, Texas gjithashtu u godit edhe nga uragani Hanna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat