Shtëpia e Bardhë bëhet me gardh të ri 4 metra pas frikës se protestuesit mund të depërtojnë brenda

Amerika

Shtëpia e Bardhë bëhet me gardh të ri 4 metra pas frikës se protestuesit mund të depërtojnë brenda

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 17:31
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë është afër të përfundojë gardhin multimilionësh të planifikuar për të zëvendësuar rrethojën e mëhershme.

Fotografitë e ndara online shfaqin ndërtimin derisa përparon përgjatë Pennsylvania Avenue, ku pamjet e Shtëpisë së Bardhë pritet të bllokohen paksa kur gardhi i ri të përfundojë në vitin tjetër.

Pjesë të rrugës tashmë janë bllokuar dhe një mur i përkohshëm është vendosur, ndërsa vazhdojnë punimet, shkruan Independent.

Sipas planeve aktuale të administratës Trump, Shtëpia e Bardhë do të sigurohet nga një gardh çeliku në gjithë perimetrin e saj me një gjatësi prej 4 metrash i bërë që protestuesit eventualë të mos mund të ngjiteshin.

Masat e shtuara të sigurisë përfshijnë edhe poste më të mëdha e më të fuqishme, teknologji të re për detektimin e përpjekjeve për t’u futur brenda, ndër tjerash.

Rrethoja aktuale nuk ka qenë as 2 metra e lartë.

Një incident kishte ndodhur në vitin 2014, kur një person i armatosur ishte futur brenda oborrit të Shtëpisë së Bardhë, çka çoi në dorëheqjen e shefit të atëhershëm të Shërbimit Sekret të ShBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat