Punonjësja e një dyqani në Kaliforni e spërkati me gaz lotsjellës një klient, i cili refuzoi të vendoste maskën

Amerika

Punonjësja e një dyqani në Kaliforni e spërkati me gaz lotsjellës një klient, i cili refuzoi të vendoste maskën

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Një punëtore e një dyqani në Kaliforni u pezullua nga puna, pasi e spërkati një klient me gazë lotsjellës, pasi ky i fundit nuk pranoi ta bartte maskën dhe i njëjti ia ‘përplasi’ karrocën.

Sipas medieve të huaja, incidenti raportohet të ketë ndodhur më 15 korrik në një dyqan në Los Angeles.

Punonjësja i kishte thënë burrit se duhet ta vendoste maskën ose të largohej nga objekti.

Burri me këtë rast thuhet se e ai ia ‘përplasi’ karrocën tregtare punëtores dhe si përgjigje ajo e spërkati me gazë lotsjellës dhe e thirri policinë.

Ndërkohë, një dëshmitar tha se konsumatorët evidentuan një person i cili shkaktoi trazira në dyqan.

Bëhet e ditur se burri u dërgua në spitalin lokal, dhe mbetet ende e paqartë nëse i njëjti do të përballet me ndonjë akuzë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat