Po notonte në det, gruaja nga SHBA-ja vdiq pasi dyshohet se u sulmua nga një peshkaqen

Amerika

Po notonte në det, gruaja nga SHBA-ja vdiq pasi dyshohet se u sulmua nga një peshkaqen

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 10:16
Foto

Një grua e cila po notonte në brigjet e Maine të SHBA-së, vdiq të hënën pasi thuhet se u sulmua nga një peshkaqen.

Sipas medieve të huaja, incidenti thuhet se ndodhi në brigjet e Bailey Island, një ishull në Casco Bay, teksa një dëshmitar i tha Marinës Patrulluese të vendit se gruaja dukej se u sulmua nga një peshkaqen.

“Ekipi i shpëtimit e solli atë në breg dhe grupi emergjent u thirr në vendin e ngjarjes ku ajo u shpall e vdekur”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, bëhet e ditur se sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në shtetin e Maine, kjo pasi baza e të dhënave ndaj këtyre sulmeve, renditi vetëm një deri më tani.

Kjo ndodhi në vitin 2010, kur një zhytës i cili punonte në Gjirin e Fundy u sulmua nga një peshkaqen, mirëpo shpëtoi i gjallë nga incidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat