SHBA, Prokurori i Përgjithshëm përpara ligjvënësve mbi protestat

Amerika

SHBA, Prokurori i Përgjithshëm përpara ligjvënësve mbi protestat

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:29
Prokurori i Përgjithshëm William Barr

Prokurori i Përgjithshëm William Barr po dëshmon përpara Komisionit të Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve mbi një sërë temash që lidhen me administratën Trump, përfshirë dislokimin e oficerëve federalë në qytetin e Portlandit të shtetit të Oregonit, si përgjigje ndaj protestave.

Seanca dëgjimore në Kongres u shty me një orë për shkak se kryetari i komisionit Juridik, Jerry Nadle u përfshi në aksident.

Mediat amerikane njoftuan se makina me të cilën udhëtonte zoti Nadler u përfshi në një aksident të martën, por ai nuk kishte pësuar dëmtime.

Pas rreth një orë komisioni nisi punën. Në tekstin e një fjalimi hyrës të zotit Barr të publikuar përpara seancës dëgjimore në Kongres, thuhet se vdekja në muajin maj e George Floyd nën arrest policor ishte një ngjarje "e tmerrshme" që nxiti një shqyrtim të nevojshëm të marrëdhënieve mes strukturave të zbatimit të ligjit dhe komunitetit afrikano-amerikan. Por zoti Barr thotë se protestat e vazhdueshme në Portland dhe gjetkë janë shkëputur nga vdekja e zotit Floyd.

"Në pjesën me të madhe të tyre këto skena shkatërrimi janë përpjekje sipërfaqësore të atyre që kanë shkaktuar trazira për t'i lidhur veprimet e tyre me vdekjen e George Floydit ose ndonjë thirrje për reforma", tha zoti Barr. Ai përsëri kritikat e administratës Trump ndaj drejtuesve vendorë, shumë prej të cilëve e kanë kritikuar përgjigjen e qeverisë federale dhe i kanë bërë thirrje Kongresit të bllokojë vendosjet e forcave federale në qytetet e tyre.

"Si zyrtarë të zgjedhur të qeverisë federale, çdo anëtar i këtij Komisioni- pavarësisht nga pikëpamjet politike apo ndjenjat e tij mbi administratën Trump duhet të dënojë dhunën kundër oficerëve federalë dhe shkatërrimin e pronës federale", shkruan zoti Barr. "Udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë kanë përgjegjësi t'i mbajnë komunitetet e tyre të sigurta. Të dënosh me heshtje shkatërrimin dhe anarkinë do të thotë të braktisësh parimet themelore të sundimit të ligjit që duhet të na bashkojnë edhe në një kohë përçarëse politikisht", shkruant gjithashtu zoti Barr.

Në Portland protestuesit janë përleshur me forcat federale. Oficerët federalë janë akuzuar se janë përpjekur të largojnë njerëzit nga zona e demonstratave pa ndonjë shkak gjë që ka përshkallëzuar tensionet. Zyrtarët federale e kanë mbrojtur vendimin për dislokim si të nevojshëm për të mbrojtur pronat federale siç janë gjykatat e qyteteve.

Një grup kryetarësh bashkish përfshirë kryetarin e Bashkisë së Portlandit Ted Wheeler i kërkuan nëpërmjet një letre Kongresit të veprojë për të frenuar përdorimin e forcave federale duke shtuar se "veprimet e ndërmarra javët e fundit nuk kanë vend në këtë komb".

Ligjvënësit mund të pyesin zotin Barr dhe për një tjetër incident mes oficerëve federale dhe protestuesve ai i 1 qershor në sheshin Lafayette, shumë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Oficerët i përzunë protestuesit nga parku duke hedhur tymuese e spërkatur ata me piper pak përpara se Presidenti Trump, i shoqëruar nga zoti Barr e të tjerë zyrtarë, të shkonin në një kishë aty pranë. Ky incident është subjekt i një seance tjetër dëgjimore të martën në Kongres përpara një tjetër komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat