Situatë e rëndë në Amerikën Latine, Brazili dhe Meksika vijojnë me rritje të infektimeve

Amerika

Situatë e rëndë në Amerikën Latine, Brazili dhe Meksika vijojnë me rritje të infektimeve

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Situata në përballjen me Covid 19 në Amerikën Latine nuk ka shenja përmirësimi, ditën e fundit në Brazil kanë humbur jetën 921 persona.

Brazili është vendi dytë më i prekur në botë me gati 2.5 milion të prekur dhe 88 539 viktima, në 24 orët e fundit ka regjistruar 40 mijë infektime të reja.

Me një popullsi mbi 210 milion banorë është vendi më i prekur i Amerikës Latine.

Meksika ka raportuar sot 737 viktima duke e cuar numrin në  44876 të vdekur në total nga pandemia e Covid 19.

 Në 24 orët e fundit janë identifikuar 7208 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 402.697.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në mbarë botën ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura në botë.

Sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 16.7 milionë raste me koronavirus, prej të cilëve rreth 9.7 milionë janë shëruar dhe mbi 660.300 kanë vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat