SHBA-ja raporton më shumë se 70 mijë raste të reja me koronavirus

Amerika

SHBA-ja raporton më shumë se 70 mijë raste të reja me koronavirus

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një total prej 70,776 raste të reja të koronavirusit dhe 1.403 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të mërkurën, sipas njoftimeve të Universitetit Johns Hopkins.

Totali i rasteve të konfirmuara tani është 4,426,982, përfshirë të paktën 150.713 vdekje të lidhura me virusin, raporton CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat