Rrëfimi i të shëruarit, mbeti pa gishtërinj për shkak të koronavirusit

Amerika

Rrëfimi i të shëruarit, mbeti pa gishtërinj për shkak të koronavirusit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:10
Pamje nga videoja

Gregg Garfield ishte njëri nga të infektuarit me koronavirus, i cili u trajtua në një spital në Kaliforni për 64 ditë.

Garfield ishte infektuar në shkurt të këtij viti sa ishte në alpet italiane.

Simptomat filluan shpejt t’i bëhen më të theksuara dhe si rezultat i kësaj mjekët u detyruan ta fusin në respirator, ku e mbajtën për një muaj.

Duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore të Garfield, mjekët i kishin dhënë vetëm një për qind gjasa që t’i mbijetojë koronavirusit.

Ai kishte pasur komplikime të ndryshme, përfshirë sepsën, probleme me veshkë, mëlçi dhe inflamacion të mushkërive.

Të gjithë gishtat në shuplakën e djathtë dhe shumica në të majtë, i janë amputuar nga mjekët për ta shpëtuar nga vdekja.

“Duart e mia kurrë nuk do të jenë më të njëjta. Nuk kam më gishtërinj. Kjo mund t’ju ndodh edhe ju”, ka Garfield derisa po lirohej nga spitali gjatë majit.

Mjeku David Calber pranoi se janë detyruar t’ia amputojnë gishtat, sepse virusi kishte sulmuar edhe qarkullimin e gjakut.

“COVID-19 ndikon edhe në sistemin kardiovaskular, kështu që ndikon në qarkullimin e gjakut. E për këtë tek disa të rinj po ndodhin sulmet në tru dhe shpesh edhe mpiksje të gjakut”, ka shpjeguar Calber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat