Doktor Fauci tregon 5 veprimet që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Amerika

Doktor Fauci tregon 5 veprimet që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:38
Anthony Fauci

Doktor Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se 5 veprime do të ndihmonin në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke nisur nga mbajtja e maskës në çdo ambient të hapur në mbarë botën dhe jo vetëm në SHBA, shmangia e turmave, distancimi fizik deri në 2 metra, higjiena personale dhe një apel shkoi përsëri për të rinjt, që të shmangin baret dhe çdo ambient tjetër të mbyllur.

Fauci tha se në SHBA, situatë më kritike mbetet në disa shtete, kryesisht Florida e Arizona, që po përjetojnë një rritje të frikshme të shifrave të të prekurve.

“Por nëse nuk arrijmë të respektojmë këto 5 rregulla bazë. Do të shohim përkeqësim të situatës në javët në vijim edhe në ato shtete që kanë arritur ta izolojnë më mirë virusin”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në SHBA numri i viktimave i tejkaloi 150 mijë, me mbi 1 mijë vdekje të reja./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat