Në SHBA të mërkurën çdo minutë nga një vdekje nga COVID-19

Amerika

Në SHBA të mërkurën çdo minutë nga një vdekje nga COVID-19

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 00:59
SHBA

Një person ka vdekur çdo minutë nga Covid-19 të mërkurën, dhe numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën prej 150,000.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 1.456 vdekje të mërkurën, shifra më e lartë në ditë që nga 27 maji kur ishin shënuar 1.484 viktima.

Vdekjet nga koronavirusi në SHBA janë rritur shpejtë për dy muaj, shkruan Washington Post.

Në gjithë vendin, numri i vdekjeve është rritur javë pas jave deri, dhe së fundi ky numër pati rënë në qershor.

Numri i madh i rasteve në Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi kanë mbingarkuar spitalet.

Teksasi prin me afër 4.300 vdekje këtë muaj, e ndjekur nga Florida me 2.900 dhe Kalifornia, vendi më i populluar, me 2.700 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat